Ish-ministri i Jashtëm jep arsyet përse s'ka pasur njohje për Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm jep arsyet përse s'ka pasur njohje për Kosovën

17:47, 01/02/2022

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka adresuar kritika ndaj qeverisë 'Kurti' për dështim në sigurimin e njohjeve të reja.

Ai ka thënë se politika e jashtme për qeverinë aktuale nuk ka qenë prioritet.

“Rënia e njohjeve të pavarësisë ka ndodhur sepse politika e jashtme nuk ka qenë prioritet i qeverisë. Kemi diplomatë shumë të përgatitur, por njohjet nuk kanë qenë prioritet i kësaj Qeverie”, ka thënë Hoxhaj për Top News.

Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco