Ish ministrit të Drejtësisë i del punë me Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun

Ish ministrit të Drejtësisë i del punë me Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun

12:20, 31/01/2022

Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndja presidentes Osmani si dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Syri.net Kosova.

Ai deklaratat e tyre  i ka cilësuar si lojë joparimore e të dyve.

Postimi i plotë:

Loja joparimore e Presidentes dhe Z. Abdixhikut

Janë disa probleme serioze me deklaratën e Presidentes. Së pari Presidentja përfaqëson unitetin e popullit, që do të thotë se politikëbërja në nivel të Presidentes do të duhej të jetë gjithpërfshirëse dhe e barabartë, përtej partive politike.

Presidentja akuzon kryeministrat e kaluar pa asnjë bazë. Këtë deklaratë e interpretoj si hudhje të fajit nga përgjegjësia e vet, polarizim të shoqërisë duke diferencuar në mes “ata edhe ne” dhe poltronizim ndaj Kryeministrit Kurti duke i dhënë monopol të autoritetit moral e politik.

Edhe më shumë më shqetëson fakti se kryetari i LDK-së, Z. Abdixhiku nuk e kundërshton. Ky është indikator i një bashkëjetese politike në mes VV dhe LDK përmes katalizatorit të quajtur President. Nëse Z. Abdixhiku ka ardhë në pushtet duke ju falënderuar kulturës politike të LDK-së e që është kulturë admiruese, sot ai përdorë eksponentë të jashtëm si Kryeministrin dhe Presidenten për të konsoliduar pushtetin e brendshëm. Sot i është sulmuar ish-kryetari i cili e mbajti LDK-në më së gjati në pushtet e ky nuk bë zë. Nuk do të kishte nevojë Z. Abdixhiku ti gëzonte frytet e kritikës së Kryeministrit dhe Presidentes sepse tashmë është i konsoliduar. Taktika e tij politike do të mbetet taktikë e jo strategji. Flirtimi me sulmet e jashtme dhe përfitimi nga të njëjtat nuk është LDK. Të gjithë Kryetarët e LDK-së kanë qenë besnik ndaj “ish-av” dhe të tashmëve, si kulturë parimore. Duhet me mbrojtë njeriun tënd në mendime politike. Nuk mund të mbahet votra dhezë me mashë te kojshisë.

Mendësia se “mëkatet” e së kaluarës janë fajtori për gjithclçka, ka afat skadimi. Ky afat do të skadojë shpejt e populli do të pyes “e Ju çka bëtë”.

Amerika është me stabilitetin. Nxjerrja e fjalive nga kontekstet e mesazheve politike është manipulim. Rreshtimi me Amerikë është rreshtim absolutist e jo rreshtim “zgjedh e merr”, ose pako ose hiç.

Dialogu është çështje nacionale e nuk ka “ata ma herët” edhe na. Duhet me pas unitet e uniteti duhet të jetë kushtetues. Kështu e thotë Neni 83 dhe 84 i Kushtetutës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco