1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi se goditi nga pakujdesia këmbësorin në zebra

1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi se goditi nga pakujdesia këmbësorin në zebra

16:12, 28/01/2022

Pasi e ka pranuar fajësinë, Argjend Bucolli është dënuar me 1 mijë  euro gjobë shkaku se më 7 janar të këtij viti nga pakujdesia, kishte goditur me veturën e tij këmbësorin, Rexhep Krasniqi, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Bucolli u shpall këtë të premte nga gjykatësi i rastit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Ertan Sejfulla,  raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, i akuzuari Bucolli është dënuar me gjashtë muaj burgim, mirëpo me kërkesën dhe pëlqimin e të akuzuarit Bucolli dhe  mbrojtësit të tij, avokatit Fanol Krasniqi, dënimi me burgim i është zëvendësuar me gjobë.

Sipas këtij aktgjykimi, të akuzuarit koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënimin e shqiptuar dhe ndaj të njëjtit është ndërprerë paraburgimi.

Po ashtu, i akuzuari është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 20 euro, shumën 20 euro për ekspertizën mjeko-ligjore, shumën prej 150 euro për ekspertizë të komunikacionit dhe shumën prej 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Ndryshe, në këtë seancë pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Rukije Sheshivari, i akuzuari Bucolli tha se e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, e se ishte penduar për një që të tillë.

“Po, jom pendu i kërkoi falje familjes të dëmtuarit. Shyqyr që edhe shëndeti i tij është më mirë”, deklaroi Berisha.

Po ashtu i njëjti ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Tutje, avokati Krasniqi ka thënë se që në momentin e ndodhjes së aksidentit i mbrojturi i tij, Bucolli e ka thirrur ndihmën e shpejt, dhe se fatbardhësisht dëmtuari Rexhep është mirë me shëndet, si dhe shtoi se sipas traditave të njëjtit janë pajtuar dhe janë në vazhdimësi janë kontakt.

Sipas avokatit Krasniqit konsideron se plotësohen një mori kushtesh sanksioni penal të jetë nën minimumin e paraparë me ligji.

I njëjti tha se gjykata duhet të ketë  parasysh kallëzimin penal ku tregon se si kanë qenë kushtet e vendit të ngjarjes,  nuk ka pasur ndriçim ka pasur barrierë ku të pandehurit ia ka pamundësuar që ta vëzhgoj rrugën.

Andaj i ka propozuar gjykatës që dënimin me burgim të ia zëvendësoj me gjobë ose me ndonjë dënim të kushtëzuar.

Ky pranim i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurorja Sheshivari me arsyetimin se pranimi është bërë sipas dispozitave ligjore dhe më pas si i tillë është aprovuar nga gjyqtari Sejfulla .

Avokati Krasniqi ka propozuar gjykatës që masa e paraburgimit të mbrojturit të tij, Bucolli t’i hiqet me arsyetimin se nuk përmbushen kushtet dhe arsyeje për vazhdimin e të njëjtës.

Lidhur me këtë propozim prokurorja Sheshivari deklaroi se e lë në diskrecion të gjykatës.

Gjykatësi Sejfulla lidhur me propozimin e avokatit Krasniqi, deklaroi se do të vendos jashtë seance.

Aktakuzës së ngritur në janar të 2022nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Argjend Bucolli po akuzohet se më 7 janar 2022, në Fushë Kosovë, duke drejtuar veturën, nga pakujdesia e në kundërshtim me nenin 149 par.1, 53 par.1, të Ligjit nr. 05/L-088, për rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Në aktin akuzues thuhet se i akuzuari Bucolli duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe rrethana vet ë rrugës, me pjesën e përparme të anës së majtë të veturës e godet këmbësorin, të dëmtuarin Rexhep Krasniqi, I cili kishte qenë duke e kaluar rrugën, në vendkalim për këmbësor, me ç’rast sipas ekspertizës mjeko-ligjore pëson dëmtime të rënda trupore.

Me këtë, Bucolli po akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim I trafikut publik nga neni 370, par.8, lidhur me par.6 dhe par.1. të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë̈ fajtorë me vendim të formës së prerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco