Escobar dhe Lajçak vijnë në Prishtinë dhe Beograd me modelet e Asociacionit

Escobar dhe Lajçak vijnë në Prishtinë dhe Beograd me modelet e Asociacionit

12:37, 28/01/2022

Para vizitës në Prishtinë dhe Beograd të përfaqësuesve special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, në publik po flitet për disa modele të reja të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kështu ka thënë për mediat vendase më 26 janar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoviener. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Ekzistojnë disa modele që ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe ne kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë ato modele dhe ta marrë parasysh atë çështje”, ka thënë Hovenier.

Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse dikush deri më tani i ka prezantuar modele të reja të mundshme të Asociacionit. Në të njëjtën kohë, e ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën thekson se “modeli i vetëm i ekzistencës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është siç është marrë vesh dhe nënshkruar nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në disa raste e ka krahasuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, duke shtuar se nuk do të lejojë formimin e tij me pushtet ekzekutiv sepse kjo do të çonte në “mosfunksionim të vend”.

Nga ana tjetër e ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën nuk ka dhënë një përgjigje konkrete në pyetjen e REL-it nëse janë paraqitur modele të reja të formimit të Asociacionit. Në vend të kësaj, thuhet se në marrëveshjet e Brukselit për formimin e Asociacionit të arritura deri më tani, “ekziston vetëm një model i ekzistencës së Asociacionit, siç është rënë dakord dhe nënshkruar nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco