Hoti-Kurtit: Ky vendim duhet të ndryshohet menjëherë

Hoti-Kurtit: Ky vendim duhet të ndryshohet menjëherë

11:52, 28/01/2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi me tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, është i pakuptimtë.

Përmes një postimi në Facebook, ai kërkoi nga Qeveria të ndryshojë menjëherë këtë vendim.

Postimi i plotë:

Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë.

Lëvizjet ditore nga Presheva në Gjilan, apo nga Kukësi në Prizren, janë sikur lëvizjet nga Prizreni në Gjakovë apo nga Gjilani në Ferizaj. Prandaj, çdo vendim që merret duhet parë si ndikon në jetën e qytetarëve andej kufirit, sepse e kemi obligim shtetëror.

Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës.

KY VENDIM DUHET TË NDRYSHOHET MENJËHERË.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco