Krasniqi: Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë

Krasniqi: Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë

15:08, 21/01/2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, në përvjetorin e tij të vdekjes.


Krasniqi ka thënë se Rugova ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës në kuadër të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.

Urtësia dhe përkushtimi i tij për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë.

Me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco