Albin Kurti me fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën

Albin Kurti me fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën

12:26, 21/01/2022

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministri Albin Kurti para mediave pohoi se Rugova ka dhënë kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore.

“Presidenti Rugova është presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore. Presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Dr.Ibrahim Rugova para se të ishte president ishte intelektual, njeri paqësor, humanist, dha kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore”, theksoi Kurti.

Ish presidenti Ibrahim Rugova kishte ndërruar jetë më 21 janar 2006, pas një sëmundje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco