16 vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Hoti: Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës

16 vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Hoti: Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës

09:33, 21/01/2022

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugovën.

Në 16 vjetorin  e vdekjes, Hoti ka shkruar se sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Ibrahim Rugova. Filozofia politike e tij – duke promovuar paqen por duke mbrojtur “pragun e shtëpisë”, si dhe i palëkundur në qëllimin e tij për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, që jeton në fqinjësi të mirë, i integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – e bën atë mendimtarin, politikanin dhe patriotin më të madh të historisë më të re të shqiptarëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco