Pyet eksperti i sigurisë: Pse nuk është emëruar deri me tani Kryeinspektori në FSK

Pyet eksperti i sigurisë: Pse nuk është emëruar deri me tani Kryeinspektori në FSK

15:26, 20/01/2022

Eksperti i sigurisë në vend, Drizan Shala ka pyetur ministrin e Mbrojtjes Armend Mehajn se pse akoma nuk është emëruar kryeinspektori në FSK.

Ai ka konsideruar se një gjë e tillë krijon boshllëk dhe pengesa të mëdha në funksionalitetin e institucioneve të vendit me theks të veçantë në sektorin e sigurisë.

Reagimi i plotë:

Pse nuk është emruar deri me tani Kryeinspektori në FSK

Pas emerimit të Komandantit të ri të FSK-së Gjeneral Lejtenant Bashkim Jashari me daten 30.11.2021, ku deri në emrim ai ishte në poziten e tij si Kryeinspektor i FSK, ka mbetur vakante.

Kjo pozit në FSK është shume e rëndesishme, pasi që detyra e Kryeinspektorit të FSK, është që të përcjelle zbatimin e kushtetutes, ligjeve dhe rregulloreve tjera që janë në fuqi në FSK.

Pse FSK s’ka Kryeinspektorin dhe përcjellja e zbatushmerisë se ligjeshmëris në FSK është e parealizueshme, që paraqete problem edhe për Ministrin e Mbrotjes, të cilit sipas detyres Kryeinspektori Gjeneral i FSK i raporton rregullishte mbi të gjeturat gjatë inspektimit që ka me mandat. Pra ky raste, por edhe rastet tjera neper instuticonet e vendit, po krijon boshellek, dhe pengesa të medha në funksionalitetin e institucioneve të vendit me theksë të veçantë në sektorin e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco