Pas 'Ismail Qemalit', edhe shkolla 'Faik Konica' kalon në mësimin online

Pas 'Ismail Qemalit', edhe shkolla 'Faik Konica' kalon në mësimin online

23:06, 19/01/2022

Rritja e numrit të nxënësve prej 5 për qind me coronavirus, ka bërë që shkolla fillore ‘Faik Konica’ në Prishtinë prej nesër të kalojë në skenarin C, apo online.

Ndërkaq, pritet që edhe institucionet e tjera shkollore të veprojnë njëjtë.

Telegrafi mëson se edhe në shkollën fillore “Meto Bajraktrari”, ka rritje të numrit të nxënësve me COVID-19.

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë, Komuna e Prishtinës për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës, që prej disa ditësh është duke bërë furnizimin me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për COVID-19.

Këto teste po u bëhen vetëm nxënësve që kanë simptome si temperaturë, kollitje ose kanë pasur kontakte me dikë të prekur me COVID-19.

Sipas komunës, deri më tani testet antigjen janë shpërndarë nëpër tetë institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta, kryesisht me numër të madh të nxënësve në zonat urbane.

Në ditët në vijim mbetet të përfshihen edhe zonat periferike të kryeqytetit.

Është planifikuar që testet të shërbejnë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco