Shteti lejoi në heshtje kazinot e bastoret, por humbi miliona (Dokument)

Shteti lejoi në heshtje kazinot e bastoret, por humbi miliona (Dokument)

10:40, 18/01/2022 Nga Dardan Gashi

Shteti nuk po ia del t'i luftojë lojërat e fatit në vend. Buxheti i shtetit humbi miliona. Ministria e Financave hesht.

Kosova e ka ligjin për ndalimin e lojërave të fatit, por, kosovarët duket se nuk po e kanë problem që ta ushtrojnë këtë aktivitet në çdo cep të vendit, si ‘online’ ashtu edhe në formë fizike.

Nga Policia e Kosovës, vetëm në muajt e fundit, u raportuan disa raste, ku u has zhvillimi i këtij aktiviteti në mënyrë ilegale.

Rasti i fundit ishte ai në Skënderaj, ku u  sekuestruan pajisje ilegale të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme janë gjetur dhe jane sekuestruar disa pajisje: 10 TV, 12 Monitor, 10 shtëpiza të Kompjuterit, 12 aparate të lojrave, 8 printerë dhe 470 euro e po ashtu gjëra të tjera që mund të përdoren si dëshmi.

Ky nuk ishte rasti i vetëm për të cilin policia pati rezultate.

Gjatë dhjetorit, Policia realizoi aksion kundër kazinove ilegale edhe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku pati edhe të arrestuar.

Policia e për Syri.net Kosova, ka treguar edhe rastet e evidentuara gjatë vitit 2021.

Bazuar në të dhënat e Sistemit Informativ të PK-së, vetëm gjatë vitit 2021, u evidentuan 104 raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Image

Bastoret ‘online’

Problem, institucioneve të ligjit po iu del zhvillimi i këtij aktiviteti ‘online’.

Pikat e bastoreve që dikur ishin në çdo cep të kryeqytetit, tani kanë filluar të integrohen nëpër lokale të ndryshme, ku mundësia për dyshimin e organeve të sigurisë është e vogël.

Syri.net Kosova, gjatë vizitës në njerën prej këtyre pikave në bisedë e sipër me klientët merr vesh se këto pika vizitohen vetëm nga ata të cilët kanë luajtur edhe më heret në këto lokacione, pasi të tjerët nuk janë në dijeni.

Se a ekziston mundësia e bllokimit të lojerave të fatit Online për “Syri.Net Kosova” ka folur njohësi  i fushës së kibernetikës Dardan Gërbeshi.

Ai konfirmoi se mundësia ekziston dhe  është shumë i lehtë bllokimi nga ana e shtetit.

"Sa i përket aspektit teknologjik, egziston mundësia e bllokimit të Web Faqeve të caktuara të cilat operojnë si lojëra të fatit në internet. Shumë shtete bëjnë bllokimin e çasjes së WebFaqeve për aryse të ndryshme dhe e njejta mund të bëhet edhe me lojërat e fatit.

Sipas Gërbeshit, zakonisht bllokimi i çasjes bëhet përmes ISP dhe në këtë mënyrë vetëm përmes ndonjë VPN apo browseri anonim, mund të i shmanget këtij bllokimi.

“Por egziston mundësia e aplikimit të ASN BLOCKING nga ISP me anë të secilës bëhet mashtrimi i routerit dhe me këtë rast pamundësohet çasja në faqet e ndaluara."

Lexo edhe: Syri.net Kosova raportoi edhe kohë më parë për lokacionet se ku po zhvillohet ky aktivitet i paligjshëm

Qeveria hesht!

Në mars të vitit 2019, Kuvendi I Kosovës votoi projektligjin që ndalon të gjitha lojërat e fatit në territorin e Kosovës.

Që nga ajo kohë e deri më sot u ndërruan tre qeveri, por vendimi nuk u ndryshua asnjëherë.

Syri.net Kosova ka tentuar të kontaktojë me Ministrinë e Financave, për të marr informacion se a do iniciohet procedure për ndryshimin e këtij ligji, mirëpo të njejtit tash e një javë nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Shteti inkasoi miliona nga lojërat e fatit

Syri.net Kosova ka kontaktuar me Administratën Tatimore, për të kuptuar se sa ishin të hyrat tatimore nga kjo ‘industri’ gjatë kohës sa e njejta zhvillohej në mënyrë legale.

Nga ATK, për Syri.net Kosova, vetëm gjatë vitit 2017 dhe 2018 nga pagesa e tatimeve u inkasuan afër dy milionë euro.

Ndërsa nga akciza për këtë veprimtari u inkasuan mbi 27 milionë euro.

Valentina Bytyqi Sefa nga ATK , për Syri.net Kosova tregon se përveç të dhënave të lartëcekura sipas ligjit që ka qenë në fuqi subjektet kanë paguar licenca per aktivitetin e tyre, varësisht aktivitetit ka qenë e paraparë me ligj edhe pagesa.

“Sipas LIGJI Nr. 04/L – 080 PËR LOJËRAT E FATIT (i cili është i shfuqizuar): ka qene e specifikuar:Pagesat për licencat e kazinove dhe aktivitetet tjera të lojërave të fatit, neni 74 1, për të marrë një licencë sipas këtij ligji dhe për të bërë rifreskimin e saj, përpara nxjerrjes oserifreskimit të licencës, kërkohet të kryhen pagesat e mëposhtme: 1.1. për kazino: 28 1.1.1.pagesa për licencën fillestare një milion euro (1,000,000.00) €;1.1.2. pagesa fillestare për çdo lojë të gjallë pesëqind euro (500.00) €;1.1.3. pagesa fillestare për çdo kompjuter, makinë elektronike ose automat njëqind euro(100.00) €;1.1.4. pagesa për rifreskim të licencës pesëdhjetë mijë euro (50,000.00) €. 1.2. përprodhuesin dhe shpërndarësin: 1.2.1. pagesa për licencën fillestare dhjetëmijë (10,000.00) €; 1.2.2. pagesa për rifreskimine licencës pesëmijë euro (5,000.00)€. 1.3. për organizatorin e automatëve:1.3.1. pagesa për licencën fillestare njëzetmijë (20,000.00) €;1.3.2. pagesa për dhjetë (10) automatë dymijë e pesëqind euro( 2,500.00 )€;1.3.3. pagesa për çdo automat shtesë dyqind e pesëdhjetë euro(250.00 )€;1.3.4. pagesa për rifreskim të licencës dymijë e pesëqind euro (2,500.00 )€;1.4. Për lokacionin me pakicë të automatëve: 1.4.1. pagesa për licencën fillestare pesëmijëeuro(5,000.00) €;1.4.2. pagesa për rifreskim të licencës njëmijë euro (1,000.00) €.1.5. Bastet sportive: 1.5.1. pagesa për licencën fillestare njëzet e pesëmijë euro (25,000.00)€;1.5.2. pagesa fillestare për çdo lokal pesëmijë euro (5,000.00) €; 1.5.3. pagesa përrifreskimin e licencës dymijë e pesëqind euro ( 2,500.00) €;1.6. Tombola bingo në lokale të mbyllura: 1.6.1. pagesa për licencën fillestare pesëmijë(5,000.00) €; 1.6.2. pagesa për rifreskimin e licencës njëmijë (1,000.00) €,” shton ajo.

Pse u mbyllën lojërat e fatit në Kosovë?

Vrasja e ndodhur në mars të 2019-ës në Suharekë, ishte pikënisja që grupi parlamentar i LDK-së bëri thirrje për seancë të jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove.

Një polic dyshohet që e vrau një punonjës të kazinosë nga afër. Me armë zyrtare të tij, duke u mundur që t’i fsheh edhe faktet relevante.

Ky rast dhe një tjetër që do të ndodhte ditë më vonë në Lipjan, ishin shkaktar që shteti ti mbyllte krejt lojërat e fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco