Policia shqipton 436 gjoba për qytetarët që s'respektuan masat antiCOVID

Policia shqipton 436 gjoba për qytetarët që s'respektuan masat antiCOVID

09:29, 30/12/2021

Janë duke vazhduar të shqiptohen gjobat për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Vetëm të enjten, policia ka shqiptuar gjoba ndaj 436 qytetarëve të cilët nuk respektuan masat kundër koronavirusit.

Ndërsa të mërkurën u shqiptuan 317 gjoba për ata që nuk përfillën masat antiCOVID-19.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, e së fundmi edhe përhapja e variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa ndër kuadër të të cilave të gjithë personave mbi 12-vjeç duhet që ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjete të transportit publik dhe atij privat si dhe për hyrjen të qendrat tregtare dhe ato të gastronomisë.

Që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco