Shkullaku pret që kryeministri Kurti të bëjë politikat e qendrës së majtë për të cilat është votuar

Shkullaku pret që kryeministri Kurti të bëjë politikat e qendrës së majtë për të cilat është votuar

22:06, 29/12/2021

Opinionisti Armand Shkullaku ka vlerësuar se Qeveria Kurti, gjatë 2021-ës, qe qeveria në krizën më të madhe që ka njohur njerëzimi, ajo e pandemisë së koronavirusit si dhe krizën me energjinë.

Në Rubikon Shkullaku, dha pritshmëritë e tij për Albin Kurtin si kryeministër, që në qeverisje të bëjë politikat e qendrës së majtë për të cilat dhe është votuar.

”’Unë mendoj që nuk ka pasur parti politike në Kosovë që është sulmu, gjyku më shumë se Vetëvendosja që në ditën e parë që kanë marrë pushtetin: ‘’Çfarë keni me bo tash? A keni me i mbajt premtimet?, kështu keni thënë atëherë, kështu po thoni tani’’. Këtu kemi pasur parti politike që janë provuar me vite në qeveri dhe kanë qenë pjesë e establishmentit politik, mirë me mediat, mirë me kritiken, mirë me atë, mirë me këtë, fut do njerëz në punë, shpërndaj do para publike për reklama, me krejt kanë qenë mirë”.

”Ndaj Vetëvendosjes mikroskopi ka qenë shumë herë më i madh, ndoshta edhe për shkak të pritshmërive që ata ngritën, por mikroskopi ka qenë dhjetëfish a njëqindfish më i madh nga opinioni publik, nga opozita, nga ne që jemi këtu, nga analistët”.

”Kjo qeveri ka gjashtë muaj efektiv në punë dhe është qeveri me krizën më të madhe që ka njohur njerëzimi që është pandemia Covid, është qeveri me krizën energjetike. Nuk po them që nuk ka pasur opozitë ndaj qeverive tjera, për ketë qeveri ka vëmendje shumë më të madhe se ku po gabon dhe ku po i rrëshqet këmba Vetëvendosjes”.

”Por në këta gjashtë muaj ne mbajmë mend diskutimin që e kemi bërë në menaxhimin e krizës të Covd-it kur Albin Kurti refuzoi vaksinat kineze nga Shqipëria, sot Kosova ka vaksinimin më të lartë në Ballkan, në rajon. Shqipëria sipas Eurostatit ka 26 përqind të vdekjeve, vdekshmërinë më të madhe dhe është më e larta në Evropë krahasuar me mesatare tre vite para pandemisë, mesataren e tre vitesh. Nga Covid 26 përqind më e lartë nuk ka ndodhur diçka tjetër, Covid ka ndodhur. Edhe kriza e pandemisë edhe Covid-i edhe kriza e Kosovës dhe janë vaksinuar të gjithë qytetarët e Kosovës me vaksina të certifikuara nga OBSH, jo me vaksinë kineze që e njeh vetëm Erdogani”.

”Pra ka disa gjëra, mbaj mend sulmi që u bë ne fillim, dështuam, po vdesin njerëz… ju duhet t’i jepni kohë, sigurisht që unë i bëra vërejtjet në fillim dhe kam dhe unë dyshimet e mija, kjo që thotë Dardani qëndron plotësisht. Pra unë pres që Albin Kurti në qeverisje të bëjë politikat e qendrës së majtë, për të cilat është votuar dhe për ato që shoqëritë tona kanë nevojë, sepse ne neoliberlizmin në mënyrën më të shpërfytyruar e kemi përjetuar dhe na ka prodhuar vetë kriza dhe probleme, a do të jetë në gjendja ta bëjë unë them që për gjashtë muaj ne nuk ia vemi dot notën menjëherë, ka afat. Për mua deri në 2022 nëse shikon që ai prapë nuk riformaton kabinetin, që nuk sjell energji të reja, në qoftë se do të ketë përputhje mes asaj që beson dhe asaj që ai do të realizoj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco