Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, detajet i jep Policia

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, detajet i jep Policia

22:04, 29/12/2021

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë sot në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Sot rreth orës 20:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco