Arrestohet i dyshuari për therjen e një personi sot në sheshin e Prishtinës

Arrestohet i dyshuari për therjen e një personi sot në sheshin e Prishtinës

20:51, 29/12/2021

Syri.net raportoi sot se një person është therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Tani Syri mëson se Policia ka arrestuar personin e dyshuar për këtë rast.

I dyshuari ishte arratisur që nga ora 16:00, kur ndodhi rasti.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha  se therje kishte ndodhë gjatë një përleshjeje fizike. 

“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë, ka ndodhur një  përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco