Detaje nga aksidenti ku vdiqën babë e bir/ Po takonin dajat për festa…

Detaje nga aksidenti ku vdiqën babë e bir/ Po takonin dajat për festa…

21:45, 27/12/2021

Syri tv ka mësuar të tjera detaje nga aksidenti tragjik në aksin Milot – Rubik ku humbën jetë 33-vjecari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, 3-vjecari O. Prenga.

Ndërsa bashkëshortja e tij,  26-vjeçarja Fabiola Prenga mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burimet thanë se familja Prenga udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës.

30 vjeçari me gruan dhe djalin ishin nisur të takonin dajat për festa, pasi më pas Shkurt Prenga kishte planifikuar të shkonte në Itali, ku ishte zhvendosur prej disa muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco