Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë

Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë

09:38, 27/12/2021

Një qytetar ka raportuar në polici se në afërsi të lumit ka gjetur një mjet shpërthyes.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente.

“Fsh. Bajqinë, Podujevë 26.12.2021-11:07. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se në afërsi të lumit kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e  ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së  dhe KFOR-it Amerikan kanë larguar mjetin pa incidente”, ka bërë të ditur policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco