Detaje nga aksidenti tragjik: Viktima janë baba e djali 8 vjeçar nga Qupeva e Klinës

Detaje nga aksidenti tragjik: Viktima janë baba e djali 8 vjeçar nga Qupeva e Klinës

20:13, 26/12/2021

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Zajm të Klinës.

Klina.info ka dhënë detaje dhe ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se 2 persona kanë vdekur, ndërsa nga burimet e portalit mësohet se viktimat janë babë e bir.

Djali është 8 vjeç dhe të dy janë nga fshati Qupevë.

Ndryshe, Policia dhe njësitet përkatëse po merren me rastin.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

“Rreth orës 18:25, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy persona të lënduar që janë nisur për në Spitalin Rajonal në Pejë, kanë arritur në spital fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Lexo edhehttps://www.syri.net/syri_kosova/lajme/330347/konfirmohet-nga-policia-dy-te-vdekur-ne-aksidentin-ne-kline/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco