Konfirmohet nga Policia, dy të vdekur në aksidentin në Klinë

Konfirmohet nga Policia, dy të vdekur në aksidentin në Klinë

19:52, 26/12/2021

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur disa minuta më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Klinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

“Rreth orës 18:25, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy persona të lënduar që janë nisur për në Spitalin Rajonal në Pejë, kanë arritur në spital fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti policia do të jep informacione të tjera përmes një njoftimi me shkrim.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. 

Pamjet e mëmposhte janë nga aksidenti tragjik:

Lexo edhe: Aksident i rëndë, dyshohet për dy të vdekur në Klinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco