Aksident në Ferizaj, lëndohen dy persona

Aksident në Ferizaj, lëndohen dy persona

18:32, 05/05/2024

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në Ferizaj, ku si pasojë  e aksidentit kanë mbetur dy të lënduar.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se aksidenti ka ndodhur në orën 17:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ku pati edhe dëme materiale.

“Në ora 17:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku , ku janë përfshirje dy vetura me targa vendore. Veç dëmeve materiale lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona”, tha Veseli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco