Rryma po iu vjen vetëm me një fazë, gjilanasit: Kemi mbetur në terr

Rryma po iu vjen vetëm me një fazë, gjilanasit: Kemi mbetur në terr

12:48, 26/12/2021

Qytetarët e lagjes “Arbëria“ në Gjilan, po ankohen se tashmë disa ditë po kanë vazhdimisht ndërprerje të energjisë elektrike.

Ata kanë treguar për gazetën se ndërprerje të energjisë po kanë për më shumë se 4 orë, ndërsa edhe kur po u vjen energjia, po u lëshohet vetëm për një fazë.

“Rrymë nuk po kemi. Po e ndalin për ma shumë se 4 orë, pastaj po vjen dy orë, e po e ndalin përsëri. Edhe kur vjenë rryma, vjen vetëm për një fazë. Faza tjetër nuk ka. Në këtë gjendje jemi që disa ditë”, ka treguar një qytetarë i kësaj lagje.

Ndërsa, një qytetar i lagjes “Dardania” në Gjilan, ka treguar për gazetën se një pjesë e kësaj lagje kanë energji elektrike vetëm në një fazë, ndërsa pjesa tjetër po furnizohet me tri faza.

Ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se dy orë, ka pasur edhe në Prishtinë e komuna tjera.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se plani i reduktimeve i cili parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim, duhet të implementohet në mënyrë të barabartë, si dhe barra duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë konsumatorët.

Ndërsa, ajo ka paralajmëruar dërgimin e një dosje në Policinë e Kosovës me rastet e pranuara nga qytetarët kur energjia elektrike po ju ndalet më shumë se dy orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco