Anulohen 1 mijë e 500 fluturime për shkak të variantit Omicron

Anulohen 1 mijë e 500 fluturime për shkak të variantit Omicron

12:08, 26/12/2021

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron është duke u përhapur shpejt në të gjithë botën, duke shkaktuar mijëra anulime fluturimesh për shkak se shumë pjesëtarë të ekuipazheve të linjave ajrore janë infektuar.

Më shumë se 1,500 fluturime në të gjithë globin janë anuluar të dielën, duke sjellë nervozizëm te udhëtarët që planifikonin të shkonin në shtëpitë e tyre gjatë festave të fundvitit.

 

Kompanitë kanë arsyetuar se kanë pasur staf të reduktuar dhe të pamjaftueshëm për të kryer fluturime si pasojë e variantit të ri Omikron.

Ata thonë se anulimet e fluturimeve janë rezultat i testeve pozitive të ekuipazheve të linjave ajrore.

Nga ana tjetër, rreth 5,900 fluturime u anuluan në prag të Krishtlindjes dhe po ashtu në datën 25.

Linjat ajrore kineze dhe amerikane janë ato që pësuan goditjen më të rëndë, duke parashikuar edhe shtyrje të tjera fluturimesh të hënën.

Kompania ajrore ‘United’ paralajmëroi se varianti Omikron kishte prekur drejtpërdrejt ekuipazhet e avionëve, madje edhe pasagjerët përpara se të vinin në aeroport, oranews.

Po ashtu linja ajrore kineze ‘China Eastern’ ka anuluar 350 fluturime të dielën.

Studimet paraprake tregojnë se varianti Omikron është më i butë se variantet e tjera, por përhapet në mënyrë të frikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco