Abdixhiku: Krishtlindja e sivjetme na rikujton harmoni dhe forcon paqen e begatinë

Abdixhiku: Krishtlindja e sivjetme na rikujton harmoni dhe forcon paqen e begatinë

20:40, 24/12/2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke uruar të gjithë besimtaret e krishterë, ka thënë se Krishtlindja e sivjetme përveç se na rikujton harmoni, na forcon dhe paqen e begatinë aq të nevojshme ndërshoqërore.

 

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se shqiptarët e Kosovës, kanë qenë gjithherë shembull për harmoninë fetare si vlerë nacionale e jona.

Postimi i plotë:

 

Sonte, të gjithë besimtarët e krishterë, shënojnë e festojnë Krishtlindjen. Kjo natë e fundvitit është natë e shpresës dhe mbjelljes së harmonisë ndaj njëri tjetrit; është natë e mëshirës e mbi të gjitha e sakrificës për Zotin.

Kosova, shqiptarët e Kosovës, kanë qenë gjithherë shembull për harmoninë fetare si vlerë nacionale e jona. Prandaj Krishtlindja e sivjetme përveç se na rikujton këtë harmoni, na forcon dhe paqen e begatinë aq të nevojshme ndërshoqërore.

Uroj që kjo Krishtlindje, familjet tuaja t’i gjej me shëndet paqe e mirësi; që dhurata e vërtetë që merrni në këtë festë të jetë koha e lumtur që kaloni me ta. Uroj që kjo natë e kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati.

Në emër të gjithë neve në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për shumë mote, Gëzuar Krishtlindjen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco