Policia do të angazhohet për ta lehtësuar trafikun në Prishtinë gjatë reduktimeve të rrymës

Policia do të angazhohet për ta lehtësuar trafikun në Prishtinë gjatë reduktimeve të rrymës

20:40, 24/12/2021

Kryeqyteti ynë sot ishte në një gjendje kaotike për sa i përket komunikacionit rrugor.

Kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike, çka bëri që të mos funksiononin as semaforët.

Për këtë gjendje, kryetari i Komunës, Përparim Rama tha të ketë biseduar me Majorin Milaim Fejzullahu, Komandant i Trafikut Rajonal në Regjionin e Prishtinës.

Pas kësaj bisede, Rama tha se policia doli në veprim të menjëhershëm për ta lehtësuar qarkullimin

“Sot, në mungesë të rrymës elektrike, patëm probleme me semaforët, çka e mbingarkoi trafikun. Në bisedë urgjente me Majorin Milaim Fejzullahu, Komandant i Trafikut Rajonal në Regjionin e Prishtinës, policia doli në veprim të menjëhershëm për ta lehtësuar qarkullimin”, tha Rama.

Ai bëri të ditur ndër të tjera, kanë folur edhe për hapat që duhet të ndërrmerren në bashkëpunim me Policinë në mënyrë që ta lehtësojnë qarkullimin në kryeqytet gjatë kësaj periudhe të reduktimeve të energjisë elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco