Kjo është vetura me targa të Zvicrës që i dyshuari që gjuajti me armë në Prishtinë tentoi t’i ikte policisë

Kjo është vetura me targa të Zvicrës që i dyshuari që gjuajti me armë në Prishtinë tentoi t’i ikte policisë

20:30, 24/12/2021

Sot rreth orës 15:00 pati gjuajtje me armë në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, ku u arrestuan katër persona dhe një prej tyre mbeti i lënduar.

Për arrestimin e tyre, Policisë i doli punë, pasi ata u munduan të ikin nga vendi i ngjarjes. Tre prej tyre u kapën bashkë në një vend, ndërsa i katërti u arrestua në qendër të Prishtinës.

Arbresh.info ka siguruar fotografi të veturës me të cilën i dyshuari i fundit tentoi t’i ikë Policisë.

I dyshuari që tentoi t’i ikte policisë ishte me një veturë të tipit “Audi A7” dhe kishte targa të Zvicrës.

Policia arriti ta kapë atë në rrugën “Agim Ramadani”, që gjendet pas objektit të Teatrit Kombëtar. /arbresh.info/

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco