Përkujtohen të rënët e betejës te “Tabet e Llapashticës”

Përkujtohen të rënët e betejës te “Tabet e Llapashticës”

20:10, 24/12/2021

Familjarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, zyrtarë komunalë e qytetarë tjerë kanë përkujtuar të rënët e betejes te “Tabet e Llapashticës. Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se datat e lavdisë si këto, janë momente të rëndësishme refleksioni për punë dhe angazhim për të ardhmen tonë.

“Në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në nderim të kësaj dite janë organizuar homazhe te shtatoret e heronjve në vendet e rënies në Llapashticë dhe Obrançë. Datat e lavdisë si këto, janë momente të rëndësishmë refleksioni për punë dhe angazhim për të ardhmën tonë, e cila ka bazament sakrificën e madhe të popullit tonë për liri e shtet”, ka thënë Bulliqi, pasi bashkë me familjarët e të rënëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe të pranishmit tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh në momumentin përkujtimor te “Tabet e Llapashticës”. Më pas, ata kanë bërë homazhe edhe te varrezat në kompleksin memorial në fshatin Penuhë.

Para 23 vjetësh në betejën te “Tabet e Llapashticës”, më 24 dhjetor 1998, nga radhët e UÇK-së kanë rënë dëshmorë Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco