Përleshja me armë në Prishtinë: Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të të dyshuarve

Përleshja me armë në Prishtinë: Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të të dyshuarve

16:32, 24/12/2021

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të katër personave në Bregun e Diellit në Prishtinë, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në një rast të përleshjes ku u përdor edhe armë zjarri.

 

Policia ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

Ajo ka bërë të ditur se një person është lënduar, mirëpo që dyshohet se jo nga arma por nga përleshja fizike.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike.

Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëtjtit janë arrestuar nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco