Edhe tre të mbijetuar pritet të kthehen në Shkup, nga aksidenti në Bullgari

Edhe tre të mbijetuar pritet të kthehen në Shkup, nga aksidenti në Bullgari

09:32, 29/11/2021

Edhe tre të mbijetuar nga aksidenti tragjik në “Struma” të Bullgarisë pritet të lëshohen nga spitali “Pirgov”.

Ata do të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Ndërkaq dy të tjerë janë transferuar të shtunën dhe janë në gjendje stabile shëndetësore, shkruan Alsat-M.

Në aksidentin tragjik që ndodhi para gjashtë ditësh humbën jetën 46 persona shtetas të Maqedonisë së Veriut, shumica prej tyre shqiptarë.

Në mesin e tyre ishin 12 të mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco