Ambasadat në Kosovë paralajmërojnë punëtorët që t’i shmangin qendrat tregtare në Kosovë

Ambasadat në Kosovë paralajmërojnë punëtorët që t’i shmangin qendrat tregtare në Kosovë

21:15, 27/11/2021

Disa ambasada të huaja në Kosovë u kanë dërguar një e-mail të brendshëm stafit të tyre, që të evitojnë turmat dhe qendrat e mëdha tregtare nëpër qytetet e Kosovës, pasi ka rrezik për një sulm.

Albanian Post, raporton se bëhet fjalë për “një sulmues të vetëm”.

Koha e mundshme për sulmin eventual është përcaktuar fundi i këtij muaji, saktësisht 30 nëntori.

Në këtë e-mail gjithashtu thuhet se policia lokale është duke monitoruar të dyshuarin.

Për të qenë të sigurt, të gjithë anëtarët e stafit janë këshilluar të mos vizitojnë zonat e mëdha tregtare, veçanërisht qendrat tregtare.

Sipas burimeve brenda policisë gjithashtu kanë konfirmuar se u është kërkuar një shtim i forcave rreth këtyre qendrave, ku eventualisht është planifikuar sulmi, porse një operacion operativ i organizuar nuk është dhënë.

Policët më të shumtë në numër aktualisht po bëjnë monitorime dhe vëzhgime për të siguruar perimetrin përreth këtyre qendrave.

Siç mësohet sulmi është kategorizuar si “sulm i mundshëm terrorist”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco