'Edukoje së pari vetën', ja si po vazhdojnë polemikat mes Grenellit dhe shefit të kabinetit të Osmanit

'Edukoje së pari vetën', ja si po vazhdojnë polemikat mes Grenellit dhe shefit të kabinetit të Osmanit

17:33, 15/11/2021

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka pyetur Blerim Velën, shefin e kabinetit të Vjosa Osmanit nëse presidentja e Kosovës e mbështet moszbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë në SHBA si dhe projektin amerikan për gazsjellësin.

Këtë pyetje Grenell e shtroi pasi Vela i replikoi atij kur tha se presidentja Vjosa Osmani nuk pajtohet me kryeministrin Albin Kurti.

“Pra Vjosa Osmani tani mbështet refuzimin e Marrëveshjeve Ekonomike dhe ofertën e një gazsjellësi për energji të pastër?”, pyeti Grenell.

Kësaj replike të Grenellit i është kundërpërgjigjur Vela përsëri duke i thënë që “ta edukojë vetën së pari”.

“Edukoje vetën së pari! As presidenti dhe as qeveria nuk e kanë refuzuar kurrë partneritetin me SHBA-në në energjinë e pastër. Ndaloni përhapjen e tregimeve të rreme”, ka shkruar Vela.

Vela paraprakisht tha se Grenell po gënjen.

“Si shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani dua të informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratave të Presidentes së Republikës së Kosovës”, shkroi Vela.

Grenell ka thënë se populli i Kosovës i ka dërguar mesazh të fortë kryeministrit, Albin Kurti në zgjedhjet lokale. 

Ai ka shkruar në Twitter se ky mesazh erdhi pasi Kurti sipas tij ka refuzuar SHBA-në si dhe për shkak se nuk e ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në.

Tutje ai ka shtuar se Vjosa Osmani ia ka bërë ta qartë Amerikës se nuk pajtohet Kurtin.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme ta refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-së se nuk pajtohet me Kurtin”. ka shkruar Grenell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco