Ramush Haradinaj me urim të veçantë për dy humbësit Bekë Berisha e Agron Kuçi

Ramush Haradinaj me urim të veçantë për dy humbësit Bekë Berisha e Agron Kuçi

14:47, 15/11/2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë kryetarët, që edhe një herë vërtetuan mandatin e tyre edhe për katër vitet e ardhshme, por një urim të veçant ka pasur për dy kandidatët që i humbln zgjedhjet Bekë Berisha e Agron Kuçi.

Tutje Haradinaj tha se Aleanca do të vazhdojë të kryej detyrën e saj për të cilën është themeluar dhe ka marrë vazhdimisht besimin tuaj.

Ndër të tjera Haradinaj tha se para njëzetenjë vite më parë u nisëm bashkë me besim në Zot, Atdhe e Shtet.

“U nisëm bashkë me besim në Zot, Atdhe e Shtet, njëzetenjë vjet më parë. Kaluam sfida të shumta, të cilat i përballuam me punë, sinqeritet e atdhedashuri. Deri më 14 nëntor, Aleanca i dha Kosovës një pjesë të historisë së suksesit. Shumë të arritura të rëndësishme të Republikës sonë, pavarësimi energjetik, Ushtria, Ligji për Kryeqytetin, taksa 100% e shumë të tjera, tregojnë qëndrueshmërinë tonë dhe forcën për të qenë gardian të interesit qytetar” ka thënë Haradinaj.

“Dita e sotme na gjen krenarë por jo arrogantë, fitues të zgjedhjeve në një numër të konsiderueshëm por njëkohësisht shërbëtorë të interesave të qytetarëve. Janë mbi 96 mijë vota për Aleancën dhe pesë komuna ku do të udhëheqim, Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Deçani dhe Klina, e jemi në pritje të fitores edhe në Junik. Janë afër 300 mijë qytetarë, që jetojnë në komunat ku ne do të qeverisim, që presin nga ne që të bashkëqeverisin dhe të rrisin cilësinë e jetës së tyre.

Duke uruar kryetarët Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezaj, ju siguroj se do të vazhdojnë të jenë kryetarët më të mirë në vend dhe gjithmonë pranë jush”, ka shtuar ai.

“Një urim të veçantë për kandidatët Bekë Berisha, Agron Kuçi dhe të gjithë të tjerët, struktura e aktivistë, që vendosën themele të forta në kështjellën tonë të madhe. Aleanca do të vazhdojë të kryej detyrën e saj për të cilën është themeluar dhe ka marrë vazhdimisht besimin tuaj. Ky besim që është i shenjtë për ne, do të kthehet me punën dhe devotshmërinë tonë për realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, përfundoi Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco