Osmani dekoron kryeministrin dhe spitalin kroat për kujdesin ndaj kosovarëve të aksidentuar në Sllavonski Brod

Osmani dekoron kryeministrin dhe spitalin kroat për kujdesin ndaj kosovarëve të aksidentuar në Sllavonski Brod

14:38, 15/11/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe spitalin “Dr.Josip Dr.Josip Benčević” të Sllavonski Brodit.

Në një njoftim nga Presidenca, bëhet e ditur se Presidentja Osmani e ka dekoruar Kryeministrin kroat me motivacionin për kujdesin, shpejtësinë e reagimit dhe solidaritetin e shtetit kroat, në rastin e aksidentit të 25 korrikut të këtij viti, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë dhe u lënduan 26 të tjerë.

 

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, të cilin e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, me motivacionin për kujdesin, shpejtësinë e reagimit, solidaritetin dhe humanizmin e shtetit kroat në rastin e aksidentit tragjik të 25 korrikut të këtij viti në afërsi të Sllavonski Brodit, kur humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës dhe u lënduan 26 të tjerë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se me të njëjtën medalje, Presidentja Osmani ka dekoruar edhe Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Josip Benčević” të Sllavonski Brodit për humanizmin, përkushtimin dhe profesionalizimin e dëshmuar në trajtimin e të aksidentuarve.

Në njoftim bëhet e ditur se Osmani ka përmendur rrezikun e destabilizimit të rajonit, siç thuhet nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentë të tyre në Serbi.

“Ndërkaq duke folur për situatën aktuale politikë në Kosovë e më gjerë, Presidentja Osmani ka përmendur rrezikun e destabilizimit të rajonit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentë të tyre në Serbi. Sipas Presidentes Osmani, dialogu më Serbinë duhet të marrë fund me njohjen e ndërsjellë, teksa ka hedhur poshtë çfarëdo ideje, e cila synon trajtim jo të barabartë të Kosovës në kontekstin rajonal”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco