Prishtina ime e zemrës, sot fillon një epokë e re

Prishtina ime e zemrës, sot fillon një epokë e re

14:26, 15/11/2021

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Prishtinë, Përparim Rama ka ndarë disa fotografi të realizuara gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Rama bashkë me bashkëshorten janë parë rrugëve të kryeqytetit.

Një ditë pas fitores, Përparim Rama ka falënderuar qytetarët që dolën në votime, ekipin e tij dhe bashkëshorten.

“Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar”, ka shkruar Rama, ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco