E pranon Vitia: U kyça vonë në fushatë, prandaj humba balotazhin

E pranon Vitia: U kyça vonë në fushatë, prandaj humba balotazhin

21:21, 14/11/2021

Arben Vitia ka pranuar humbjen e balotazhit. Sipas tij, është një pse ai dhe Vetëvendosje humbi në balotazh.

“Sipas rezultateve Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, falënderoj aktivistët e VV-së, zotin Rama për një kulturë të përgjithshme e cila karakterizoi një qytetari”

“Janë votat e fundit duke u numëruar që kanë mbetur. Edhe unë edhe VV do të jemi në çdo proces që ka të bëj me Prishtinën”

Sipas Vitisë, janë qytetarët e Prishtinës ata që kanë vlerësuar që unë të mos jem kryetar i Prishtinës.

‘I kam përmendur disa herë arsyet, por mendoj që inkuadrimi i jonë i vonshëm në fushatë ka bërë që t’i kemi këto rezultate”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco