‘Kush t’don le të feston’, këta janë kandidatët që e pranuan humbjen e balotazhit

‘Kush t’don le të feston’, këta janë kandidatët që e pranuan humbjen e balotazhit

20:55, 14/11/2021

Kandidati i PSD-së për kryetar të Kamenicës ka pranuar humbjen në balotazhin e Kamenicës.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionarët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave”, ka njoftuar Kastrati në Facebook.

Kastrati më këtë rast ka uruar kundër kandidatin për rezultatet. Kastrati ka bërë edhe analizën e humbjes së tij.

“Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat”.

Kastrati ka falënderuar mbështetësit për votimin e tij. “Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua”, deklaroi tutja Kastrati.

Kandidati për Vushtrrinë nga LDK, Xhafer Tahiri ka pranuar humbjen dhe ka uruar kudnërkandidatin triumfues nga PDK, Ferit Idrizin.

Ja reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.

Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.

Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.

E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë.

Shihemi në beteja të reja politike.

Me respekt,

Xhafer Tahiri

Kandidati i VV-së Visar Korenica, ka pranuar humbjen.

Ai shkruan:

Faleminderit Rahovec!

Dua të shpreh falënderimet e sinqerta për votuesit e shumtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Rahovecit.

Rruga e gjatë për ndryshim vazhdon. Kurse unë do të vazhdoj të kontriboj për Rahovecin nga pozita e deputetit.

Kundërkandidatit tim, Smajl Latifi nga AAK, ja uroj fitoren e këtyre zgjedhjeve!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco