Afër 90% e votave të numëruara në Klinë, prin bindshëm AAK

Afër 90% e votave të numëruara në Klinë, prin bindshëm AAK

20:27, 14/11/2021

[20:19] janë numëruar afër 90% e votave për kryetar të komunës së Klinës.

Aty bindshëm po prin kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj me 54.87% të votave.

 

Kandidati i PDK-së, Esat Raci, ka marrë 45.13 të votave.

Ka filluar numërimi i votave për kryetar të komunës së Klinës.

Deri më tani janë numëruar mbi 4 mijë vota, sipas faqes zyrtare të KQZ-së.

Me 54.47% të votave prin kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj.

Esat Raci ka 45.53% të votave.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco