Rezultati i KQZ-së: Fushë Kosovën e merr Burim Berisha i LDK-së

Rezultati i KQZ-së: Fushë Kosovën e merr Burim Berisha i LDK-së

20:16, 14/11/2021

Qyteti i Fushë Kosovës edhe për një mandat do të qeveriset nga Burim Berisha i LDK’së.

Nga rreth 80 për qind të votave të numëruara dhe të publikuara nga KQZ, kandidati i LDK’së Burim Berisha del të jetë fitues me 64.5 për qind të votave, kundrejt kandidatit të VV’së, Enver Bajçinca 35.5 për qind të votave.

Burim Berisha i LDK’së nuk kishte arritur ta fitojë garën në raundin e parë, për një numër fare të vogël të votave.

Ai del të jetë kryetari më jetëgjatë i një komune në Kosovë, duke fituar disa mandate radhazi. 

Linku live: https://www.zgjedhjet2021.org/sq/mayr/r/9

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco