Në Gjilan gjendet një person i vdekur

Në Gjilan gjendet një person i vdekur

16:55, 14/11/2021

Një person është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Gjilan, në rrugën pranë varrezave të qytetit.

 
 

Rastin e ka konfirmuar  Ismet Hashani – zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.

“Rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe prokurori, të cilët janë duke hetuar shkaktarin e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco