‘Kismet, Albin e Mytaher po vi edhe unë me ju në Tetovë’

‘Kismet, Albin e Mytaher po vi edhe unë me ju në Tetovë’

11:07, 12/11/2021

Qeveria e Albin Kurtit e ka marrë seriozisht projektin e rrugës Prizren –Tetovë.

Në prag të balotazhit në Prizren, ku garojnë kryetari aktual Mytaher Haskuka dhe kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, LVV po i jep vëmendje të madhe këtij projekti, shkruan Syri.net Kosova.

Së fundmi, edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Dyrmishi ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar një video, ku shihet kryeministri Kurti me Haskukën që shpalosin projektin në fjalë.

‘Kismet, Albin e Mytaher po vi edhe unë me ju në Tetovë’, ka shkruar në Facebook, Durmishi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco