Profecia e Ridvan Berishës: Ky njeri e fiton Prishtinën të dielën

Profecia e Ridvan Berishës: Ky njeri e fiton Prishtinën të dielën

10:38, 12/11/2021

Gazetari Ridvan Berisha ka bërë parashikimin e tij për fituesit në komunat që janë në balotazh, që do të mbahet me 14 nëntor.

Derisa ka komentuar në një postim të Doruntina Malokut nga LDK, në Facebook, Berisha ka thënë se në Prishtinë do të fitojë Përparim Rama.

Sipas tij, në Prizren do të fitojë Shaqir Totaj nga PDK, në Gjilan Lutfi Haziri, në Gjakovë Ardian Gjini, në Istog Bekë Berisha, në Podujevë Ekrem Hyseni, në Kaçanik PDK, në Kamenicë Qëndron Kastrati, në Fushë Kosovë Burim Berisha, në Obiliq Xhafer Gashi, në Vushtrri Ferit Idrizi, në Drenas Rami Lladrovci, ndërsa për Klinë, Junik, Dragash dhe Shtime ka thënë se nuk mund të nxjerr përfundime.

Komenti i tij i plotë:

Dita e fundit e fushates zgjedhore. A mbahet qurani siç thote nje fjale e jona popullore ne naten e fundit te Bajramit, patjeter se jo!

Pa hatrime, mbi bazen e informacioneve nga spektri i gjere politik, bazuar dhe ne njohurite mbi sentimentin e votuesit kosovar se si dhe per cilin kandidat do te votoj te dielen ne rrethin e dyte, me poshte po perpiqem te jap nje vleresim te plote mbi rezultatin e se dieles ne darke.

1) Shaqir Totaj ne Prizren do te festoj fitoren! Ka nje koalicion me shtratin origjinal te votuesit te PDK, sot, i rreshtuar ne Nisma.

2) Perparim Rama ne Prishtine po ashtu ka arsye te pret fitore meqe votuesi i PDK dhe vota konjukturale e saj mezi pret revanshin ndaj LVV-se megjithese ne zgjedhjet e vitit 2013 kishte vepruar nen te njejtin pretekst me voten kunder Isa Mustafes.

3) Lutfi Haziri do te fitoj sepse nga disponimi i votuesit te PDK atje, qe pa asnje hezitim mendoj se njoh mire, do t'ia siguroje nje epersi te dukshme z. Haziri nen mbeshtetjen edhe te votuesit te AAK-se, etj, etj.

4) Gjakova do te vijoj edhe per kater vjet te tjera me Ardian Gjinin, keshtu qe terreni atje flet per nje perparesi te tij per shume arsye ndaj kunderkandidates.

5) Istogu, per shkak te specifikave te tij qe lidhen me historikun dhe vendlindjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, ka ndryshuar tashme ne favor te kandidatit Beke Berisha. Edhe ne rrethin e dyte per here te pare kjo komune do te qeveriset nga z. Berisha.

6) Podujeva me kandidatin Ekrem Hyseni mund te festoj qysh sonte fitoren.

7) Kaqaniku do te vazhdoje me doktorin e PDK edhe per kater vjet te tjera.

Qendron Kastrati ne Kamenice me krejt stopat e mundshem, perfaqeson perparesi ne çdo pikepamje dhe natyrisht se e pres fitoren e tij te dielen ne darke.

9) Fushe Kosova dhe Vitia do te vijojne me kandidatet e njejte, do te jene fitues te rrethit te dyte te votimeve.

10) Obiliqi do te vazhdoje me Xhafer Gashin, ketu bash s'kam asnje medyshje.

11) Qyteti me trashegimi historike, Vushtrria, do t'ia besoj fotoren kandidatit Ferit Idrizi. Lirisht pergatituni per te festuar rezultatin per te.

12) Drenasin po natyrisht se e fiton pa asnje dileme Ramiz Lladrovci.

Klina, Juniku, Dragashi, Shtimja, nuk arrije te nxjerre perfundime sepse nuk e njohe mire habitatin e votuesve.

Uroj qe shteti yne te rideshmoje se perfaqeson nje demokraci te larte, duke garantuar nje proces vertete te lakmueshem demokratik, qe vota te mos deformohet, te sigurojme nje proces te lire e fer zgjedhor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco