Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një person , pasi që i njëjti kishte ngacmuar Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Sinjali mëson se i dyshuari është Enes Hajrullahu.
Ai dyshohet se e ngacmoi ambasadoren Natacha Gomes, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, duke shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.
Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.
© SYRI.net