Shpend Ahmeti përzihet në debatin mes Arben Vitisë dhe Përparim Ramës

Shpend Ahmeti përzihet në debatin mes Arben Vitisë dhe Përparim Ramës

20:57, 11/11/2021
Pas deklarimeve nga kandidatët për kryetar të Prishtinës se në kryeqytet egzistojnë 46 mijë respektivisht 55 mijë banesa pa leje, ka reaguar kryetari në ikje i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
 
Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë.
 
Shkrimi i plotë:
Nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë.
Në vitin 2014 e kemi bërë një vlerësim dhe kanë qenë 46 mijë shkelje të ligjit (këtu përfshihen edhe mbylljet e ballkoneve).
Prej atëherë ka ndërru ligji edhe njëherë duke e shtyrë edhe datën e aplikimit. Në ndërkohë janë rrënuar plotë objekte edhe nga inspekcioni dhe tepër më shumë janë rrënuar vetë për shkak të ndërtimeve. Janëe legalizuar mbi 1000 ndërtime, e prej të cilave plotë përfshijnë nga disa shkelje të ligjit.
Sot janë shumë më pak!
Njëri kandidat nuk ishte azhurnuar nga 2014 dhe nuk kishte sigurinë që ta mbronte numrin. Tjetri kandidat përdori komunën si burim pa qenë fare as mundësia teorike, dhe tha se janë 55 mijë banesa pa leje. në këtë nuk ka as logjikë. Tjetri pastaj tha nashta janë bërë në mandatin e dytë që do të thote se ai tha 1ë 11,000banesa pa leje janë ndërtuar. 🙂 a e dini sa janë 11,000 banesa?
Debatet janë të domosdoshme por jo të bazuara në numra inekzistent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco