Debati për Prishtinën: Ky është plani i Arben Vitisë për kryeqytetin e gjelbër

Debati për Prishtinën: Ky është plani i Arben Vitisë për kryeqytetin e gjelbër

20:28, 11/11/2021

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka prezantuar programin e tij për një kryeqytet të gjelbër.

Vitia në debat ka thënë se do të punojë që të mos shkatërrohet natyra edhe pse nuk ka përjashtuar ndërtimet në zonat e gjelbra të Prishtinës.

“Pesë parqe të mëdha në Prishtinë, 8 më të vogla dhe në nënlagjet i kemi menduar verandat. Një prapa Pallatit i Rinisë, te kampusi universitar te Fakulteti Teknik, një te rruga C dhe një në ‘Prishtinën e Re’. 

Në Gërmi nuk do të lejojmë ndërtime, në Badovc nuk është e ligjshme, e në Butovc në koordinim me banorët për shtëpitë e tyre natyrisht aty ku nuk cenohet interesi i qytetarëve e duke mos e dëmtuar asnjëherë natyrë, nuk do të ketë shkatërrim të natyrës në asnjë pjesë”, ka thënë Vitia.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Prishtinës, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco