Publikohet dokumenti i rrallë i presidentit Ibrahim Rugova

Publikohet dokumenti i rrallë i presidentit Ibrahim Rugova

14:22, 10/11/2021

Sipas informacioneve në dokumentin zyrtar të aplikimit, që ishte një formë po ashtu zyrtare, rezulton se Rugova e kishte vizituar Shqipërinë edhe dy herë më parë, në vitin 1971 dhe 1974.

Një dokument i panjohur deri më tash është publikuar sot nga adhurues të Ibrahim Rugovës, presidentit historik të Kosovës.

Dokumenti është një shkresë zyrtare e bërë nga Ibrahim Rugova, e vitit 1980 për ta vizituar Shqipërinë për qëllime të hulumtimeve të tij shkencore.

Rugova ishte një nga studiuesit më të mirë të letërsisë, që zotëronte metodologjinë në nivelin më të lartë, të metodave bashkëkohore të studimit të letërsisë.

Sipas informacioneve në dokumentin zyrtar të aplikimit, që ishte një formë po ashtu zyrtare, rezulton se Rugova e kishte vizituar Shqipërinë edhe dy herë më parë, në vitin 1971 dhe 1974.

Dokumenti, që ka edhe një foto të Ibrahim Rugovës, kur ishte ende i ri, është publikuar nga faqja e Fb Haki Imeri, sipas veprimtarit të LDK-së, të vrarë në vitin 1999, menjëherë pas luftës nga kundërshtarët politik të Rugovës.

“Qe një dokument i Ibrahim Rugovës mbase mund të ketë 'institucionalistë' që i ka marre malli për dokumente me shkrimin origjinal te Ibrahim Rugovës, sidomos i ka marre malli ata që partinë e tij e përçanë, e ndanë, e pastaj e sollën në 12%”, shkruan në Fb e familjes Haki Imeri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco