Arrestohet një person në Mitrovicë, kreu marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare

Arrestohet një person në Mitrovicë, kreu marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare

19:10, 27/10/2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mbrëmje ka arrestuar një person, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 16 vjeçare.

Sipas raportit të Policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, ku kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç.

“Viktima  ka deklaruar se me të dyshuarin  me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco