Policia arreston 6 persona të dyshuar për krime ekonomike dhe korrupsion

Policia arreston 6 persona të dyshuar për krime ekonomike dhe korrupsion

20:10, 20/10/2021

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Klan Kosova merr vesh se gjashtë persona janë arrestuar teksa ishin duke pirë kafe në një pompë derivatesh në periferi të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, tha Krasniqi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco