Kurti: Në Trepçë u organizua një sulm i frikshëm dhe i dhunshëm

Kurti: Në Trepçë u organizua një sulm i frikshëm dhe i dhunshëm

09:37, 20/10/2021

Albin Kurti sot ka qëndruar në zyret e menaxhmentit të Trepçës.

Ai pas takimit me u.d. kryeshefit të ri Enis Abdurrahmani dhe bordit, tha se në këtë ndërmarrje u organizu një sulm i frkshëm dhe i dhunshëm.

Kurti ka thënë se nuk do të lejojnë që individët të jenë mbi ligjin.

“Ne si qeveri i japim mbështetje menaxhmentit të ri në krye me Enis Abdurrahmani dhe kryesuesit Bahri Hyseni”, ka thënë Kurti

Kryeministri u shpreh i vendosur që terminali doganor do të vendoset në hapësirat e Trepçës

Ndërsa kërkesën e Këshillit Grevist për tërheqjen e deklaratave nga Policia të atyre që kanë organizuar sulm, ai e ka quajtur si diçka të papranueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco