Kosova del me një studim për trajtimin e COVID-19 me një bari

Kosova del me një studim për trajtimin e COVID-19 me një bari

09:33, 20/10/2021

Për herë të parë që kur nisi pandemia, Kosova ka dal me një bari për trajtimin e COVID19.

Këtë studim e ka bërë mjeku Driton Vela me ekipin e tij.

“Studimi ynë është meta-analizë e cila e konstaton rëndësinë e këtij bari te pacientët e hospitalizuar nga COVID-19, duke përcaktuar shkallën e efikasitetit të tocilizumab në uljen e vdekshmërisë (numrin e jetëve të shpëtuara), por edhe në zvogëlimin e rrezikut për të përfunduar në ventilim mekanik (numrin e pacientëve tek të cilët parandalohet progresioni deri në ventilim mekanik). Rezultatet e meta-analizës tonë tregojnë që tocilizumab është efikas atëherë kur ipet në fazë të caktuar të sëmundjes (kur pacienti ka nevojë për oksigjenoterapi dhe gjendja e tij karakterizohet me shkallë të lartë të inflamacionit) dhe kur kombinohet me kortikosteroide.

-Kjo meta-analizë ka përfshirë vetëm studimet e randomizuara, të cilat konsiderohen studimet më cilësore dhe objektive, prandaj konkludimet e kësaj meta-analize kanë rëndësi praktike në vendimmarrjen e profesionistëve shëndetësorë gjatë trajtimit të pacientëve me COVID-19. Meta-analizat e studimeve të randomizuara janë niveli më i lartë i dëshmisë shkencore gjatë përgaditjes të udhërrëfyesve klinikë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
Meta-analiza jonë është realizuar në periudhën mars-maj të këtij viti. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur këtë bari në kuadër të rekomandimeve për trajtimin e pacientëve me COVID-19 më 6 korrik 2021. Barnat efikas në parandalimin e vdekjes dhe ventilimit mekanik te COVID-19 janë të rrallë për pacientët e hospitalizuar” ka shkruar Vela .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco