Fillon heshtja zgjedhore në Kosovë

Fillon heshtja zgjedhore në Kosovë

00:00, 16/10/2021

Sonte në mesnatë në Kosovë ka filluar heshtja zgjedhore, përpara zgjedhjeve lokale për kryetarë dhe këshilltarë të komunave, të cilat do të mbahen të dielën, më 17 tetor.

Në këto zgjedhje do të garojnë 48 subjekte politike, nga të cilat 18 janë parti politike, një është një koalicion, 17 nisma qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave nga 165 sish që janë në garë.

Gjithashtu garojnë më shumë se 5,000 kandidatë për këshilltarë të kuvendeve komunale, transmeton Telegrafi.

Fushata zgjedhore filloi më 16 tetor dhe zgjat deri në mesnatën e sotme.

Për shkak të pandemisë me virusin COVID-19 fushata zgjedhore u zhvillua kryesisht përmes mediave dhe rrjeteve sociale.

Në pesë ditët e fundit, fushata ishte shumë më aktive dhe me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, gjë që bëri edhe të mos ketë respektim të masave anti-COVID

Votimi në zgjedhjet e së dielës do të ndiqet nga më shumë se 20,000 vëzhgues, përfaqësues të shoqërisë civile, partive politike, mediave dhe ambasadave të huaja.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që për shkak të zgjedhjeve lokale, të mos zbatohet kufizimi i lëvizjes për anëtarët e vendvotimeve dhe vëzhguesit e zgjedhjeve nga 16 tetori në orën 22:00 deri më 18 tetor në orën 5:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco