Mbahet faza e parë e programit trajnues për Zgjedhjet Lokale 2021

Mbahet faza e parë e programit trajnues për Zgjedhjet Lokale 2021

12:29, 29/09/2021

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur fazën e parë të programit të trajnimit.

Programi i trajnimit për 260 trajnerët, të cilët do të angazhohen në të gjitha komunat e Kosovës, është zhvilluar sipas planifikimeve me planin operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Ky program është orientuar në disa tema:

 

–              Trajnimi për procedurat e votimit dhe numërimit;

–              Trajnimi për procedurat e votimit të personave me nevoja të veçanta; dhe

–              Trajnimi për pranimin dhe dorëzimin e materialit zgjedhor.

Trajnerët të cilët kanë përfunduar këtë program trajnimi, në një fazë të mëvonshme, do të përgatisin anëtarët e Këshillave të Vendvotimit të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco